“Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademiu na ka thënë: Më ka treguar Haremij ibn Umare, e këtij i ka treguar Ebu Halde, - e ky është Halid ibn Dinari, - se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur moti ishte i ftohtë, Pejgamberi ﷺ e falte namazin e xhumasë sapo hynte koha. Ndërkaq, kur bënte vapë e madhe, e vononte namazin derisa të freskohej paksa. Junus ibn Bukejri ka thënë: “Na ka rrëfyer Ebu Halde se nuk përmendet xhumaja por namazi në përgjithësi. Bishr ibn Thabiti ka thënë: “Na ka treguar Ebu Halde se një prijës na e fali xhumanë, pastaj i tha Enesit: “Si e falte Pejgamberi ﷺ drekën?””