“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seidi dhe Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur të thirret ikameti për namaz, mos u ngutni, por ecni duke e ruajtur qetësinë. Atë që arrini prej namazit, faleni, kurse atë që ju ikën, plotësojeni.””