“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që një person ta çojë tjetrin nga vendi i tij për t'u ulur vetë në të. Ibn Xhurejxhi e ka pyetur Nafiun: - Vetëm për xhuma? - Për xhuma dhe jashtë saj, - iu përgjigj Nafiu.”