“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Enesi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në fillim, Pejgamberi ﷺ shfrytëzonte një trung hurme për të hipur sipër (gjatë ligjërimit). Kur iu ndërtua minberi, e dëgjuam trungun e hurmës duke rënkuar sikurse deveja, derisa Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e vendosi dorën mbi të (e përkëdheli për ta qetësuar).” Sulejmani transmeton nga Jahja, e këtij i ka rrëfyer Hafs ibn Ubejdullah ibn Enesi se e ka dëgjuar Xhabirin.”