“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua dhe u tha të pranishmëve: “Pyetni çfarë të doni.” Një burrë pyeti: “Kë kam baba unë?” - “Baba e ke Hudhafen” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Një tjetër u ngrit dhe tha: “Po babai im, kush është, o i Dërguari i Allahut?” - “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës” , - iu përgjigj ai ﷺ. Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e tij, tha: “O i Dërguari i Allahut, i kërkojmë falje Allahut Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar)!””