“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një mbrëmje, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit pas namazit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij, e pastaj tha: “Ema badu (E, më pas). ” Transmetimin e Ebu Humejdit e përforcojnë Ebu Muaviu dhe Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E, më pas.” Po ashtu, Adeni e ka përforcuar transmetimin e Sufjanit në lidhje me shprehjen: “E, më pas.””