“Hajve ibn Shurejhu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Harbi, e ky nga Zubejdiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u ngrit për t'u falur, e pas tij edhe besimtarët. Kur bëri tekbirin, bënë tekbirin edhe besimtarët; kur ra në ruku, ranë edhe besimtarët; kur ra në sexhde, edhe besimtarët ranë në sexhde. Pastaj, u ngrit për në rekatin e dytë. Ata që e kishin falur rekatin e parë me të, shkuan të ruanin, e grupi tjetër erdhën dhe e falën rekatin tjetër me të. Të gjithë ishin në namaz, por ruanin njëri-tjetrin.”