“Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye nga Ahzabi, na tha: “Askush të mos e falë ikindinë, përveçse te fisi benu kurejdha.” Disa, prej atyre që namazi i ikindisë i kishte zënë rrugës, thanë: - Nuk do ta falim ikindinë pa arritur te fisi benu kurejdha. - Jo, do të falemi. Pejgamberi ﷺ nuk ka pasur këtë qëllim (ikjen e kohës së namazit), - thanë të tjerët. Kur ia përmendën këtë gjë Pejgamberit ﷺ, nuk qortoi asnjërin grup.””