“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omeri mori një xhybe të mëndafshtë nga tregu dhe ia solli të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast i tha: - O i Dërguari i Allahut! Blije këtë, të vishesh bukur për Bajram dhe kur të të vijnë delegacionet. - “Kjo veshje u përket vetëm atyre që nuk kanë hise në botën tjetër.” Pas një kohe, i Dërguari i Allahut ﷺ i dërgoi Omerit një xhybe të mëndafshtë. Ai erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Ti vetë pate thënë: “Kjo veshje u përket vetëm atyre që nuk kanë hise në botën tjetër”, ndërsa tash po ma dërgon këtë xhybe? - “Që ta shesësh dhe t'i shfrytëzosh të hollat (e fituara) .””