“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky e ka dëgjuar Shabiun se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjëja e parë që veprojmë këtë ditë është namazi, pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Ai që vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë. Ndërkaq, ai që ther para namazit, nuk ka therur kurban, por thjesht i ka ofruar mish familjes së vet.” Një burrë ensar, i quajtur Ebu Burde ibn Nijari, tha: - O i Dërguari i Allahut! Unë kam therur (para namazit). Por, posedoj një kec, që është më i mirë sesa një e tillë njëvjeçare. - “There dhinë njëvjeçare në vend të saj. Mirëpo, ky lehtësim nuk vlen për askënd tjetër pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”