“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Talhai, e ky nga Zubejdi, e ky nga Shabiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na ligjëroi ditën e Bajramit të Kurbanit, pastaj u kthye me fytyrë nga ne, dhe na tha: “Gjëja e parë që veprojmë këtë ditë është namazi, pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Ai që vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë. Ndërkaq, ai që ther para namazit, nuk ka therur kurban, por thjesht i ka ofruar mish familjes së vet.” Një burrë u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, unë tashmë e kam therur (para namazit), por posedoj një kec, që është më i mirë sesa një e tillë njëvjeçare. - “There, por kjo nuk i lejohet askujt tjetër pas teje”, - tha Pejgamberi ﷺ.””