“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Mensur ibn Muëtemiri, e ky nga Shabiu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ligjëroi pas namazit të Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: “Ai që falet sikurse ne e pastaj (pas namazit) ther kurbanin sikurse ne, ia ka qëlluar Sunetit. Ndërkaq, ai që ther kurban para namazit, thjesht ka therur për mish (andaj nuk i pranohet si kurban) .” Ebu Burde ibn Nijari tha: - O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se unë e kam therur para namazit. Ngaqë sot është ditë ngrënieje e pirjeje, nxitova të haja dhe e ushqeva familjen e fqinjët. - “Delja jote konsiderohet therje për mish (e jo kurban) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Unë posedoj një kec dhie, që është më e majme sesa dy dele, a do të më mjaftonte kjo? - pyeti sërish. - “Po (ama kjo është vetëm për ty) , por jo për të tjerët pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””