“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu dhe Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth namazit të natës, e në atë rast ai iu përgjigj: “Namazi i natës falet dy nga dy. Nëse frikësohet se do të hyjë agimi, fal vetëm një rekat, që t'i bëjë tek të gjitha rekatet e falura.””