“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Enes ibn Sirini tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Çfarë mendon për leximin në dy rekatet para sabahut, a duhen zgjatur? - Pejgamberi ﷺ e falte namazin e natës dy nga dy, pastaj e falte vitrin një rekat. I falte edhe dy rekate para namazit të sabahut, sikurse të ishte duke pritur që ikameti të thirrej nga çasti në çast, - tha Ibn Omeri. Hamadi thotë: “Domethënë, (i falte) shpejt.””