“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Bekër ibn Omer ibn Abdurrahman ibn Abdullah ibn Omer ibn Hatabi se Seid ibn Jesari tregon: “Teksa po shkoja në Mekë me Abdullah ibn Omerin (gjatë natës), u frikova mos po fillonte agimi, andaj zbrita dhe e fala vitrin, pastaj shpejtova dhe e zura atë. Abdullah ibn Omeri më tha: - Ku ishe? - U frikësova mos po hyn agimi, andaj zbrita dhe e fala vitrin, - i thashë. - A nuk e konsideron të Dërguarin e Allahut ﷺ shembullin më të mirë? - më tha Abdullahu. - Pa dyshim, për Allahun, - iu përgjigja. - I Dërguari i Allahut ﷺ e falte vitrin edhe sipër devesë, - tha ai.””