“O djalë, do të të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, Ai do të të ruajë. Ruaje Allahun, do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej Allahut; kur të lutesh për ndihmë, lutju Allahut. Dhe dije: sikur i tërë ummeti të bashkohej për të të bërë dobi, nuk do të të bënte dobi veçse me atë që Allahu ta ka shkruar; dhe sikur të bashkoheshin për të të dëmtuar, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu ta ka shkruar.”