“Allahu ka thënë: Kush armiqëson një të dashur timin, i kam shpallur luftë. Dhe robi Im nuk mund të afrohet tek Unë me diçka më të dashur se atë që ia kam obliguar. Robi Im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua; dhe kur ta dua, Unë jam dëgjimi me të cilin ai dëgjon, shikimi me të cilin ai sheh, dora me të cilën ai rrok, këmba me të cilën ai ecën.”