“Allahu i Lartësuar ka thënë: O bir i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, Unë të fal çfarëdo që të kesh bërë dhe nuk e kam për të vështirë. O bir i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin retë e qiellit e pastaj të kërkoje falje prej Meje, Unë do të të falja. O bir i Ademit, sikur të vije tek Unë me mëkate sa toka, por të më takoje pa më bërë shirk, do të të sillja falje po aq të madhe.”