“O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes dhe ua kam bërë të ndaluar edhe juve; mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e Mi, ju të gjithë jeni të humbur, përveç atij që Unë e udhëzoj; kërkoni udhëzim prej Meje, e Unë do t'ju udhëzoj.”
“Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, atëherë me gjuhë; e nëse nuk mundet, atëherë me zemër, dhe kjo është më e dobëta e imanit.”
Të drejtat e njerëzve, ruajtja nga padrejtësia dhe përgjegjësia para Allahut.
“Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e lë pa ndihmë dhe nuk e përbuz. Mjafton e keqe për një njeri të përbuzë vëllain e tij musliman. Çdo musliman, për muslimanin, është i shenjtë në gjak, në pasuri dhe në nder.”
“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, as e dorëzon (aty ku i bëhet padrejtësi) . Atij që i del në ndihmë vëllait të vet, Allahu do t'i dalë në ndihmë; atij që i largon muslimanit një brengë, Allahu do t'i largojë një brengë Ditën e Kiametit dhe atij që i mbulon muslimanit një të metë, Allahu do t'i mbulojë një të tillë Ditën e Kiametit.””
“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz Maxhishuni, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Kiametit.””
“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa një burrë ecte nëpër një rrugë, e mori etja fort. Andaj, kur gjeti një pus, zbriti dhe piu ujë. Kur doli, pa një qen duke dihatur me gjuhën jashtë, saqë hante dhé nga etja. Atëherë tha me vete: “E paska marrë etja siç më pati marrë mua.” Kështu, zbriti sërish në pus, e mbushi këpucën me ujë dhe i dha qenit për të pirë. Allahu i ishte mirënjohës për veprën, prandaj ia fali mëkatet.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, u shpërblyekemi edhe për kafshët?” - “Për çdo gjallesë që ka mushkëri të njomë ka shpërblim”, - u tha Pejgamberi ﷺ.”
“Ibrahim ibn Hamzai më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi transmeton prej Sufjanit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Herakliu i ka thënë: “Të pyeta çfarë ju urdhëron, e më the se ju porosit ta falni namazin, të jeni të sinqertë dhe të ndershëm, ta përmbushni premtimin dhe ta mbani besën. Pastaj tha: “Kjo është cilësi e një pejgamberi.””