“Mos u zemëro., Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): 'Më këshillo.' Ai tha: 'Mos u zemëro.' E njeriu e përsëriti disa herë, dhe Pejgamberi përsëriti: 'Mos u zemëro.'”
“O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes dhe ua kam bërë të ndaluar edhe juve; mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e Mi, ju të gjithë jeni të humbur, përveç atij që Unë e udhëzoj; kërkoni udhëzim prej Meje, e Unë do t'ju udhëzoj.”
Hadithe për durimin në sprovë, në adhurim dhe në çastet kur zemra kërkon forcë.
“Jeto në këtë botë sikur të jesh një i huaj ose një udhëtar kalimthi., Dhe Ibn ʿUmari shtonte: 'Kur të ngryset, mos prit mëngjesin; kur të gdhihet, mos prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde, dhe nga jeta jote për vdekjen tënde.'”
“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një gruaje që po qante te një varr, e në atë rast ai i tha: - “Ki frikë Allahun dhe duro!” - Largohu prej meje, se ty nuk të ka goditur fatkeqësi si mua, - ia ktheu ajo pa e njohur. Kur dikush i tregoi se ai ishte Pejgamberi ﷺ, ajo i vajti në shtëpi, por te porta e tij nuk gjeti asnjë rojë (kështu që hyri) dhe i tha: “Nuk të kam njohur.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Durimi është në goditjen e parë (të fatkeqësisë) .””
“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Durimi është në goditjen e parë (të fatkeqësisë) .””
“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa ensarë i lypën të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai u dha. Lypën sërish, e ai u dha sërish. Lypën përsëri, e ai u dha përsëri, derisa iu harxhua ajo që posedonte, e në atë rast tha: “Të mirat që kam për ju nuk i kursej. Mirëpo (ta dini se) , atë që kërkon ndershmëri, Allahu e bën të ndershëm. Atë që mjaftohet me pasurinë që ka, Allahu e bën të pasur. Dhe, atë që tregon durim, Allahu e bën të durueshëm. Askujt nuk i është dhënë ndonjë dhunti më e mirë e më e madhe sesa durimi.””
“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bashkëshortja e Pejgamberi ﷺ tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth murtajës, e në atë rast ai më tha: "Murtaja është dënim që Allahu e çon mbi kë të dojë, ndërsa për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nëse dikush vazhdon të qëndrojë në një vend ku ka rënë murtaja, duke bërë durim dhe duke llogaritur shpërblimin, i bindur se nuk do ta godasë asgjë përveç asaj që Allahu ia ka caktuar, do të shpërblehet sikurse shehidi.””