“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin e tij. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij.”
“Prej mirësisë së islamit të njeriut është të lërë atë që nuk i përket.”
Të flasim mirë, ose të heshtim, dhe pse gjuha është peshorja e imanit.
“Frikësoju Allahut kudo që të jesh; pas një vepre të keqe bëj një të mirë, sepse e shlyen atë; dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.”
“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdullah ibn Ebu Seferi dhe Ismaili, e këta nga Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët e tjerë, kurse muhaxhir është ai që braktis ato që ka ndaluar Allahu.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Davudi nga Amiri, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Amrin, e ky nga Pejgamberi ﷺ.” Po ashtu Abdulala transmeton nga Davudi, e ky nga Amiri, e ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””
“Seid ibn Jahja ibn Seid Kureshiu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij Ebu Burde Abdullah ibn Ebu Burde, nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz i thanë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila vepër e Islamit është më e vlefshme?” Ai tha: “Ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët.””
“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos e shqetësojë fqinjin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!””
“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos e shqetësojë fqinjin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!””