“Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: 1. Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. Kryerjen e haxhit dhe 5. Agjërimin e Ramazanit.””
“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që e fal namazin e natës gjatë Ramazanit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.””
Agjërimi, namazi i natës dhe shpërblimi i muajit të bekuar.
“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që e agjëron Ramazanin, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.””
“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Enesi, i çrobëruari i fisit tejmij, e këtij i ka treguar babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të hyjë muaji Ramazan, hapen portat e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.””
“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës. Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.””
“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu nuk ka nevojë që të lërë ushqimin dhe pijen ai që nuk i lë fjalët dhe punët e këqija (gjatë agjërimit) .””
“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur mend nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, duke besuar dhe shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t'i falen mëkatet e kaluara. Dhe, kush falet në Natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t'i falen mëkatet e kaluara.” Këtë transmetim e fuqizon Sulejman ibn Kethiri nga Zuhriu.”