“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemiri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, u shkatërruan bagëtitë dhe rrugët u djerruan, andaj lute Allahun të na çojë shi! I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua, e në atë rast ra shi për një javë. Pastaj (xhumanë tjetër) një njeri erdhi dhe tha: - Shtëpitë u shkatërruan, rrugët janë bllokuar dhe ngordhi bagëtia! Lute Allahun ta ndalë shiun! Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Allah, çoje nëpër majat e kodrave e nëpër kodrina, nëpër ara e lugina!” Retë u tërhoqën prej Medinës, ashtu siç zhvishet rroba (prej trupit).””