“Hasen ibn Bishri na ka thënë: Na ka treguar Muafa ibn Imrani, e ky nga Evzaiu, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë iu ankua Pejgamberit ﷺ se po u shkatërroheshin pasuritë dhe familjet po vuanin. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e luti Allahun për të çuar shi. (Is'hak ibn Abdullahu thotë se Enesi, në hadithin e tij) nuk ka përmendur se Pejgamberi ﷺ e ka veshur ridanë mbrapsht ose se është drejtuar nga kibla.”