“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemiri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - U shkatërruan bagëtitë dhe rrugët u djerruan, andaj lute Allahun (që të na çojë shi)! Pejgamberi ﷺ e luti Allahun, e në atë rast ra shi prej së premtes deri në të premten tjetër. Pastaj (xhumanë tjetër), erdhi dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, shtëpitë u shkatërruan, jemi ngujuar dhe ngordhi bagëtia (lute Allahun që ta ndalë shiun)! Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, çoje nëpër kodra e kodrina, nëpër ara e lugina!” Retë u tërhoqën prej Medinës, ashtu siç zhvishet rroba (prej trupit).””