“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Haseni, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: - “O Allah, bekoje Shamin dhe Jemenin tonë!” - Edhe Nexhdin tonë? - i thanë të pranishmit. - “O Allah, bekoje Shamin dhe Jemenin tonë!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ. - Edhe Nexhdin tonë? - thanë sërisht. - “Atje është burimi i tërmeteve dhe fitneve, si dhe prej aty do të paraqitet briri i shejtanit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”