“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas një nate me shi, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije. Me ta kryer, u kthye nga njerëzit dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën të pranishmit. - “Disa robër të Mi më besuan, e disa më mohuan. Ata që thanë: “Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut”, më kanë besuar Mua dhe kanë mohuar yjet (ndikimin e tyre) , kurse ata që thanë: “Ra shi për shkak të pozitës së këtij e atij ylli”, më kanë mohuar Mua e u kanë besuar yjeve”, - tha Pejgamberi ﷺ.””