“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë (gajbit) janë pesë, të cilat, përveç Allahut ﷻ, nuk i di askush: 1. Askush nuk e di ç'do të ndodhë nesër, 2. Askush nuk e di ç'ka në mitra, 3. Askush nuk e di ç'do të punojë nesër, 4. Askush nuk e di ku do të vdesë, dhe 5. Askush nuk e di kur do të bjerë shi.””