“Muslimi dhe Muadh ibn Fedale na kanë thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Jahjai se E bu Seleme tregon: “E pashë Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke lexuar suren Inshikak e duke rënë në sexhde (gjatë leximit).” E pyeta: - O Ebu Hurejre, a mos re në sexhde? - Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke rënë, nuk do të kisha rënë as unë (në sexhde), - ma ktheu Ebu Hurejra.”