“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ na lexonte ndonjë sure që përmbante ajet të sexhdes, binte në sexhde, e në atë rast binim në sexhde edhe ne të gjithë, saqë (ndonjëherë) vështirë mund të gjeje vend për ta vendosur ballin.””