“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Femra të mos udhëtojë në largësi prej tri (ditësh) , përveçse me mahrem.” Transmetimin e Jahjait e ka fuqizuar Ahmedi nga Ibn Mubareku, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri e ky nga Pejgamberi ﷺ.”