“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Femrës, që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk i lejohet të udhëtojë pa mahrem në largësi prej një dite e një nate.” Transmetimin e Ibn Ebu Dhiëbit e kanë fuqizuar Jahja ibn Ebi Kethiri, Suhejli dhe Maliku nga Makburi, e ky nga Ebu Hurejra.”