“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Harbi, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hafs ibn Ubejdullah ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë udhëtimit, i Dërguari i Allahut ﷺ i bashkonte këto dy namaze. E kishte fjalën për namazin e akshamit dhe të jacisë.”