“Hasan Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Mufadal ibn Fedale, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ nisej për në udhëtim para mesditës, e vononte namazin e drekës deri në kohë të ikindisë, e në atë rast i bashkonte (drekën me ikindinë). E, nëse nisej pas mesditës, fillimisht falte drekën, pastaj nisej.”