“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon se asnjëherë nuk e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke falur ulur namazin e natës, përveç kur u moshua, lexonte Kuran ulur derisa, kur donte të binte në ruku, ngrihej në këmbë dhe i lexonte edhe tridhjetë ose dyzet ajete të tjera, pastaj binte në ruku.”