“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Jezidi dhe Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këta nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falej ulur dhe (gjatë namazit) lexonte duke qenë ulur. Para përfundimit të leximit, kur mbeteshin përafërsisht tridhjetë ose dyzet ajete, ngrihej në këmbë, i lexonte ato dhe binte në ruku e pastaj në sexhde. Njëjtë vepronte edhe në rekatin e dytë. Kur e përfundonte namazin, më shikonte nëse isha zgjuar, për të biseduar me mua. E, nëse isha në gjumë, shtrihej.”