“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Zejd ibn Thabiti hëngrën syfyr së bashku. Pasi e përfunduan syfyrin, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe e falën namazin e sabahut. Katadja thotë: “E kam pyetur Enesin: “Sa kohë kishte mes syfyrit dhe namazit?” Ai tha: “Sa për t'i lexuar pesëdhjetë ajete.””