“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë u fala me Pejgamberin ﷺ, i cili e zgjati shumë qëndrimin në këmbë, saqë më shkoi mendja për të keq.” Të pranishmit e pyetën Abdullahun: - Për çfarë të shkoi mendja? - Më shkoi mendja të ulem e ta lë Pejgamberin ﷺ”, - tha Abdullahu.”