“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke lexuar (Kuran) ulur gjatë namazit të natës, përveç kur u moshua, e në atë rast lexonte ulur. Kur i mbeteshin edhe tridhjetë ose dyzet ajete, ngrihej, i lexonte ato dhe binte në ruku.””