“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ebu Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i tha Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të) , sepse i kam dëgjuar trokëllimat e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Ai tha: “Nuk kam ndonjë vepër që më bën të shpresoj më shumë përveçse çdoherë kur kam marrë abdes, qoftë ditën, qoftë natën, jam falur aq sa më është bërë rrisk .””