“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri (në xhami) dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave, e në atë rast tha: - “Ç'është ky litar?'' - Është litari i Zejnebes: kur lodhet (në namaz), mbahet për të, - i thanë. - “Nuk bën kështu, zgjidheni! Secili prej jush le të falet aq sa mundet e, kur të lodheni, uluni .””