“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: - “Sikur kam dëgjuar që u falke natën dhe agjëruake ditën?” - Po, ashtu është, - i thashë. - “Nëse vepron kështu, do të të dobësohen sytë e do të të dërrmohet trupi, ndërkohë ke obligime ndaj vetes dhe familjes sate. Andaj, agjëro e ha dhe falu e fli”, - më tha Pejgamberi ﷺ.”