“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Velidi, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani, e këtij i ka treguar Xhunade ibn Ebu Umeje se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Atij që zgjohet natën dhe thotë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir. Elhamdulilah ve subhanallah ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber. Ve la havle ve la kuvete ila bilah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i Lartësuar qoftë Allahu! S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi. S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun ) , pastaj thotë: “O Allah, më fal mua ose lutet (për diçka) , i pranohet. E, nëse merr abdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.””