“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Hejthem ibn Ebu Sinani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në këshillim e sipër, përmendi të Dërguarin e Allahut ﷺ (se thoshte): “Vëllai juaj nuk thotë fjalë të kota” - kishte për qëllim Abdullah ibn Revahan (poezitë e tij): I Dërguari i Allahut mes nesh qëndron, Që në agimin e hershëm Kuranin e lexon. Pasi qemë të devijuar na mësoi udhëzimin, Në zemrat tona ka skalitur thellë besimin. Ajo çfarë ka thënë, do të ndodhë patjetër, Natën në namaz e kalon, e jo në shtrat i fjetur, Ndërkohë jobesimtarët dergjen në shtretër. Transmetimin e Junusit e ka fuqizuar Ukajli nga Zuhriu. Zubejdiu ka thënë: “Më ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Seidi, e ky nga Arexhi, e ky nga Ebu Hurejra.””