“Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, i jepja selam Pejgamberit ﷺ teksa ishte në namaz, e ai ma kthente. Mirëpo, kur u kthyem (prej Abisinisë), i dhashë selam, por nuk ma ktheu. Pastaj (pas namazit) tha: “Namazi është angazhim më vete.” [1]”