“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Kethir ibn Shindhiri, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi për t'i kryer një punë. Pasi e kreva, u ktheva dhe vajta tek i Dërguari i Allahut ﷺ. E përshëndeta me selam, por nuk ma ktheu. Zemrën ma përshkoi një ndjenjë mërzie, që vetëm Allahu e di (sa e rëndë ishte). Thashë me vete: “Me gjasë, i Dërguari i Allahut ﷺ qenka prekur, se i jam vonuar shumë. Sërish e përshëndeta, por prapë nuk ma ktheu. Në zemër ndjeva një mërzitje edhe më të madhe se herën e parë. Kur e përshëndeta për së treti, ma ktheu, e në atë rast më tha: “Nuk munda të ta ktheja selamin, sepse isha duke u falur.” Ai ishte hipur në kafshën e tij, (duke u falur) jo në drejtim të kiblës.””