“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa e njoftuan të Dërguarin e Allahut ﷺ se kishte plasur një zënkë në fisin e Amër ibn Aufit (i cili banonte) në Kuba , andaj shkoi me disa sahabë për t'i pajtuar mes vete. U vonua, saqë u afrua koha e namazit, andaj Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: - O Ebu Bekër, i Dërguari i Allahut ﷺ u vonua, ndërkohë ka hyrë koha e namazit. A po ua fal njerëzve namazin? - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin ndërsa Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin . Atëherë vajti i Dërguari i Allahut ﷺ duke i çarë safat përmes, derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin duke u rënë shuplakave, por ai nuk shpërqendrohej prej namazit. Kur u ranë më tepër shuplakave, shikoi dhe e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ia bëri me shenjë, për të qëndruar ku ishte. Ebu Bekri i çoi duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali namazin. Pasi e kreu, u drejtua nga njerëzit dhe u tha: - “O njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rënia e shuplakave është për gratë. Nëse dikush mendon se ka ngjarë diçka në namaz (të imamit) , le të thotë “subhanallah”.” Pastaj iu kthye Ebu Bekrit dhe i tha: - “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të faleshe aty (ku ishe) pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri.””