“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Na është ndaluar vendosja e duarve në bel gjatë namazit.” Hishami dhe Ebu Hilali e kanë transmetuar (këtë hadith) nga Ibn Sirini, e ky nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ky nga Pejgamberi ﷺ (se e ka ndaluar këtë vepër).”