“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar Muavije ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar: 1. Të përcjellim xhenazet, 2. Të vizitojmë të sëmurin, 3. T'i përgjigjemi ftesës, 4. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, 5. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar, 6. Ta kthejmë selamin dhe 7. Të lutemi për atë që teshtin. Ndërkaq, na ka ndaluar: enët e argjendit, unazën e arit, mëndafshin, armaçin, veshjet e mëndafshta (kasije) dhe mëndafshin e vrazhdë (istebrak) .””