“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Ebu Seleme, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: 1. Kthimi i selamit, 2. Vizita e të sëmurit, 3. Përcjellja e xhenazes, 4. Përgjigjja ndaj ftesës, dhe 5. Lutja për atë që teshtin.” Transmetimin e Amër ibn Ebu Seleme e ka fuqizuar Abdurrezaku, të cilin ia ka rrëfyer Mameri. Po ashtu, këtë hadith e transmeton Selame nga Ukajli (e ky nga Ibn Shihabi me zinxhirin paraprak).”